Nga viti 2016, Gjykata Kushtetuese është duke funksionuar me 8 anëtarë, pasi një pozitë mbeti vakante pas largimit të një gjyqtari ndërkombëtar.
Edhe dy gjyqtarëve të tjerë ndërkombëtarë mandati iu përfundon më 16 qershor. Atëherë kjo gjykatë do të mbetet pa kuorum për vendimmarrje. Kuvendi është në procedura të konkursit të dytë, pasi në konkursin e parë asnjëri kandidat nuk i mori votat e nevojshme
Nga 16 qershori, Gjykata Kushtetuese do të mbetet pa kuorum për vendimmarrje, pasi dy gjykatësve ndërkombëtarë iu përfundon mandati. Edhe ashtu, kjo gjykatë që nga viti 2016 ka funksionuar me një anëtar mangët pas largimit të një gjykatësi ndërkombëtar. Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, në një përgjigje me shkrim tha për Radio Kosovën se pas përfundimit të mandatit të Almiro Rodrigues dhe Snezhana Botusharova, Gjykata Kushtetuese e humb kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje.
Zgjedhja e gjykatësve të rinj dështoi ditë më parë në Kuvend, ndërsa Kuvendi ka nisur procedurat për konkursin e ri, për tre gjykatësit. Megjithatë, zgjedhja e tyre vështirë se do të bëhet gjatë qershorit.
Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, tha se nuk është fjala për vonesë, por është zvarritje e qëllimshme, tendencioze dhe korruptuese.
“Synimi është spekulativ, për t’i akomoduar personat e vet, funksionarët të cilët kanë influencë për emërime, për shkarkime, e të tjerë ,dhe nuk është rasti i parë. Në institucionet tona në shumë pozicione ka persona që janë inadekuat sa i përket kualifikimeve”, tha Smaka për Radio Kosovën.
Janë 16 kandidatë që do t’u nënshtrohen procedurave të Kuvendit për t’u zgjedhur anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve të martën i ka shqyrtuar aplikacionet e tyre dhe ka vlerësuar se i plotësojnë kushtet formalo-juridike. Testi me shkrim i të 16 kandidatëve do të mbahet më 20 qershor, ndërsa intervistimi me gojë më 22 qershor.
Nga ana tjetër, dy gjykatësve të tjerë nga komunitetet jo shumicë, u skadon mandati më 26 qershor. Ndonëse anëtarët e rinj nga komunitet jo shumicë, Bajram Ljatifi dhe Radomir Llaban, janë zgjedhur në Kuvend, ata nuk janë dekretuar ende nga presidenti. Llaban është kontestuar për shkak të dyshimeve të ngritura për të kaluarën e tij. Në Zyrën e Presidentit kanë thënë se nuk e dinë se kur do të bëhet dekretimi i tyre./rtklive.com
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...