Igli Tare gjen një tjetër përforcim te Lazio.
Një tjetër shqiptar pritet të bëhet së shpejti një lojtar i Lazios në Serinë A.
Drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, ka arritur marrëveshjen me Betis Sevillan për kartonin e Riza Durmishit, që do t’u kushtojë arkave të skuadrës së kryeqytetit italian 7 milionë euro.
Mbeten për t’u përcaktuar vetëm disa detaje të vogla me mbrojtësin shqiptar, përfaqëson Danimarkën në rang kombëtaresh.
Durmishi konsiderohet një lojtar polivalent, mund të luaj në mbrojtës i majtë, por edhe si mesfushor me rreshtimin me 5 në mesfushë. Për trajnerin Simone Inzaghin është alternativë përfekte për boshnjakun Senad Lulic, transmeton “SS”.
Sezonin që u mbyll është aktkvizuar në 24 ndeshje të La Ligas, duke shënuar dy gola dhe dhënë 3 asiste. Në analizën që i bëjnë mediat italiane shkruhet se futbollisti lë pak për të dëshiruar sa i përket staturës, sepse është vetëm 163 centimetra i gjatë, por është një lojtar i shpejtë dhe rezistent.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...