Ministria e Financave ende nuk ka përgjigje zyrtare se a do të aprovojë vendimin që dje u miratua në mbledhjen e qeverisë për rritjen e pagave për qeveritarët, pavarësisht konstatimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ministri i financave, Bedri Hamza sot nuk ka pasur përgjigje se cilat do të jenë vendimet e tij rreth kësaj teme.
Në një konferencë për media sot ka thënë se nuk ka çfarë të shtojë më shumë se atë çfarë ka thënë dje në mbledhje të qeverisë, ku shprehu mospajtimet e tij lidhur me këtë vendim, duke kërkuar sqarim nëse ky vendim do të mund të sillte pasoja juridike, meqë Agjencia Kundër Korrupsionit ka konstatuar se ka pasur konflikt interesi. Ai po ashtu kishte kërkuar që që rritja e pagave të bëhet përmes ligjit për pagat.
Po ashtu edhe zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, i cili deklaroi pas një konferencë për media se “për këtë çështje ministri e ka dhënë mendimin e tij në mbledhjen e Qeverisë dhe për më shumë ju lutem të kërkoni përgjigje në Zyrën për informim në ZKM”.
Rritja e pagave varfëron buxhetin e shteti?
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, deri më tani ka pasur pagë prej 1,443.20 euro, ndërsa me vendimin e marrë për rritje të pagave, paga e tij është rritur në 2,950 euro, rritje kjo për 100 për qind. Nga kjo rrjedh që, nëse shuma prej 1507 euro (sa është rritja e pagës për kryeministrin) shumëzohet me 6 (muaj që duhet të kompenzohen), del që Haradinaj në fillimin e muajit të ardhshëm do të merr 9042 euro më shumë. Për një vit paga e kryeministrit do i marrë buxhetit shtetëror 35400 euro (35 mijë e 400 euro).
Njësoj do të bëhet edhe me zëvendës kryeministrat, e që qeveria Haradinaj i ka pesë sosh.
Ata deri para vendimit të qeverisë, kanë pasur pagë prej 1,356.30 euro, e që tashmë do ta kenë 2,500 euro. Për gjashtë muaj, këta do t’i kushtojnë buxhetit një shumë prej 1507 eurosh në muaj dhe për këta gjashtë muaj do të kompenzohen në shumë totale prej 34320 euro. Për një vit të vetëm, 150000 (150 mijë) euro do të shpenzohen për pagat e zëvendës kryeministrave.
Nuk do të qëndrojnë keq dhe ministrat. Ata tash do të paguhen 2,000 euro për muaj, nga 1,270.50 euro që ishin paguar më herët, me një rritje prej më shumë se 70 për qind.
20 ministra nga 21 ministri (për shkak se Dardan Gashi, nuk paguhet si ministër i Diasporës, për arsye se merr pagë si zëvendës kryeministër) si kompensim për këtë gjashtë mujorë, do e ‘rrjepin’ buxhetin e shtetit prej 87600 euro. 480000 (480 mijë) euro tash e tutje do i marrin buxhetit çdo vit ministrat e qeverisë së Kosovës.
Këshilltari i Lartë i Kryeministrit dhe i ministrit deri më tani janë paguar nga 693 euro, por nga tani ata do të paguhen 1,340 euro, përkatësisht 1,050 euro më shumë, me gati 100 për qind rritje. Ndërsa, këshilltari politikë i ministrit tash do të paguhet 800 euro bruto, nga 577.50 euro bruto që ishte paguar më herët, apo gati 80 për qind më shumë.
Ndërsa, zëvendësministrat do të jenë të vetmit që do t’u zbritet paga, nga 1,182.50 euro, ata do të paguhen për muaj me 1,150 euro. Kjo një ulje page prej 32.50 euro.
1131600 (1 milion e 131 mijë e 600 euro) do ‘kushtojnë’ secilin vit zëvendës ministrat e Kosovës.
Po ashtu, asistentët dhe shoferët do të gëzojnë pagë të lartë. Asistenti i Lartë i Kryeministrit tash do ta ketë pagën prej 970 euro. Asistenti i Lartë i Ministrit do ta ketë pagën prej 600 euro nga 407.55 euro, apo 80 për qind më shumë, ndërsa shoferi i tij do të paguhet 580 euro nga 348.56 euro që ishte paguar më herët, me një shtim page mbi 80 për qind.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...