Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar takim urgjent me Gjorge Ivanov në lidhje me marrëveshjen me Greqinë.
Ai në konferencë shtypi ka kërkuar takim urgjent edhe me kryeministrin Zoran Zaev në të cilën pritet të paraqitet dokumenti i shkruar për atë se me çka është pajtuar me kryeministrin Alexis Tsipras. Mickoski pret që së shpejti të merr përgjigje se kur do mund të mbahet takimet.
Ai përsëriti se OBRM-PDUKM është kundër kësaj marrëveshje për emrin dhe se nuk do të pranoj ndryshime kushtetuese. Paralajmëroj se do të kundërshtojë me të gjitha mjetet juridike të kësaj “marrëveshje kapitullimi”.
Sipas tij, ministri për punë jashtme Nikolla Dimitrov është pjesë e këtij kapitullimi. Ai kërkon nga Dimitrov që të jep dorëheqje për shkak kapitullimit, të cilën mundohet ta paraqesë para qytetarëve si fitore. /Telegrafi
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...