Partia Socialdemokrate (PSD) të hënën do të mbajë tryezën e radhës me partitë politike me temë “Dialogu me Serbinë: Fuqizimi i Republikës Parlamentare”, ndërsa lidhur me këtë u ka dërguar ftesën të gjithave partive parlamentare, me përjashtim të Listës serbe.
Lajmin e bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Partisë Social Demokrate (PSD), Shkodran Hoti.
Sipas Hotit, kjo është bërë për arsye të qëndrimeve të Listës Serbe karshi Kosovës dhe koordinimit të vazhdueshëm me qeverinë e Beogradit.
“Ftesat për tryezën janë dërguar dje dhe do të mbahet ditën e hënë në orën 11:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Ua kemi dërguar ftesat të gjitha partive politike me përjashtim të Listës Serbe, për arsye të qëndrimeve të saj në lidhje me Kosovën dhe koordinimit të vazhdueshëm me qeverinë e Beogradit”, ka thënë Hoti.
Dialogu me Serbinë, tema e radhës në tryezën e PSD-së me partitë politike
Hoti po ashtu tregoi se tema e cila do të diskutohet në këtë tryezë është ende aktuale dhe ka vite që diskutohet.
“Tema do të jetë ‘Dialogu me Serbinë: Fuqizimi i Republikës Parlamentare’. Është një çështje aktuale e cila e ka përcjell vendin tonë tash e sa vjet dhe për të cilën ka se çfarë të diskutohet dhe mendoj që është shumë i rëndësishëm”, sqaroi ai.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...