Mbi 800 mijë euro kap vlerën pasuria e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan “Zëri.info”.
Në formularët e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit Lladrovci ka deklaruar shtëpi 150 mijë euro të përbashkët, banesë 105 mijë, tokë 182 mijë e 250 euro, lokal 100 mijë euro, toka mbi 300 mijë euro dhe një banesë 40 mijë euro.
Lladrovci ka nën pronësi veturë “Golf”, e cila ka vlerë prej 9 mijë e 500 eurosh, “Mercedes” 15 mijë euro dhe një “Audi Q7”, e cila sipas tij ka vlerë prej 40 mijë eurosh, shkruan më tutje “Zëri.info”.
Por kryetari i Drenasit po del të jetë merakli i madh i orëve
Ai ka deklaruar dy orë dore. Një orë “Rolex” të 9 mijë eurove, si dhe një tjetër “Cartier” në vlerë prej 3 mijë eurosh. /Zëri /
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...