Kryeministri Rama e ka shprehur hapur admirimin e tij për Presidentin e Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan në një intervistë për agjencinë shtetërore turke Anadolu Ajans.
I pyetur nëse ndjen bezdi kur sulmohet për raportet e tij të afërta me Erdoganin, Rama thotë se e ka admiruar punën e tij si kryebashkiak i Stambollit duke u bërë një frymëzim për të gjatë drejtimit të Tiranës.
“Në politikë nuk ngelet gjë pa u komentuar dhe nëse merresh me politikë duhet të jesh i përgatitur që të gjendesh edhe përballë komentesh apo akuzash të cilat bazohen tek axhendet e atyre që komentojnë dhe akuzojnë, dhe jo te e vërteta.
Marrëdhënia ime me presidentin (Erdoğan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën.
Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni. Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo’”., është shprehur kryeministri shqiptar.
Rama ka marrë shumë kritika nga perëndimi për raportet e tij me liderin turk nisur nga raportet e këqija që ai ka me të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias, ku dhjetra gazetarë dhe mijëra gra e fëmijë gjenden në burgje.
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...