Policia shqiptoi 1146 tiketa trafiku gjatë ditës së djeshme

10:47 | 13 Qershor 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka ashpërsuar masat në rrugë duke ndëshkuar  shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Sipas njoftimit të Policisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1146 tiketa trafiku, përcjell arbresh.info.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 29 aksidente trafiku prej të cilave 17 me të lënduar e 12 pa të lënduar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme