Milani ia ka ofruar Chelseat portierin Gianluigi Donnarumma në shkëmbim të sulmuesit Alvaro Morata, sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”.
Portieri 19-vjeçar pritet të largohet nga “San Siro” gjatë kësaj vere, megjithatë me çmimin e tij prej 70 milionë euro, klubi nuk ka marrë asnjë ofertë për të.
Chelsea rrezikon ta humbasë numrin një të portës, Thibaut Courtois, prandaj Milan shpreson se mund të futet në tentativë dhe t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit spanjoll në shkëmbim të Donnarummas.
Osmani në Prekaz: Betohemi që do ta mbrojmë çdo cep të Repub...
Rodri: Nuk dorëzohem, synimi është që pas gjashtë apo shtatë...
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...