Google ADS

Dy muaj stres ndikon në cilësinë e spermës

00:12 | 13 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Të kalosh në një periudhë stresuese mund të ndikojë te fertiliteti, sipas një studimi të ri shqetësues. Kërkuesit nga Universiteti Ben-Gurion ka zbuluar stresi i zgjatur si ai gjatë një konflikti ushtarak, ndikon në cilësinë e spermës.

Dr. Eliahu Levitas, i cili udhëhoqi studimin tha: “Stresi mendor njihet për efektet që ka te fertiliteti, por ky studim merret me impaktin e stresit në cilësinë e spermës. Ky studim tregon që një stres i zgjatur e prish cilësinë e spermës.”

Për këtë studim u analizuan 10.;536 kampione sperme të dhuruara gjatë periudhave jo stresuese, nga viti 2009-2017, dhe u krahasuan me 659 kampione sperme që janë marrë jo më shumë se dy muaj pas konflikteve ushtarake në Izrael dhe \gaza në vitin 2012 dhe 2014.

Analiza zbuloi se 37% e spermës që vinte nga koha e konfliktit kishte lëvizshmëri të ulët. Në përgjithësi, shancet janë që 47% e kampioneve të spermës kanë cilësi më të ulët nëse merren deri në dy muaj pas periudhës stresuese.

“U surprizuam kur morëm vesh që cilësia e spermës lidhet ngushtë me sigurinë që ndjen një mashkull,” shtoi dr. Levitas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme