Gjumi i pasdites pushon trurin dhe përmirëson funksionet e kujtesës, ka dëshmuar një hulumtim i ri. Mirëpo, ky studim në fakt vërteton se është e dobishme të flihet, por jo edhe të flihet në gjumë të thellë.
Gjumi i shkurtër prej gjithsej dhjetë minutash zvogëlon lodhjen, edhe pse shumica e hulumtimeve të tjera kanë dëshmuar se për çlodhje të plotë më i dobishëm është gjumi më i gjatë.
Në një eksperiment të kryer në Gjermani, në të cilin është kërkuar nga studentët të mbajnë mend një listë të emrave dhe t’i rikujtojnë pasi të kenë luajtur një orë rresht lojën e durimit. Disave u është lejuar të flenë pesë minuta në fillim të testit, e më vonë është dëshmuar se kanë mbajtur mend dukshëm më shumë fjalë.
Para gjumit, truri sërish përpunon ngjarjet e fundit dhe prodhon ndjenja të ngjashme me gjumin dhe mendime të ndryshme “të marra”. Duket se gjatë këtyre momenteve truri kërkon materiale të reja për të ditur çfarë të bëjë me to, shkruan bota.al. Pikërisht kjo periudhë e shkurtër është shumë e rëndësishme për përmirësimin e kujtesës dhe shumë më i rëndësishëm sesa vetë gjumi.
Gjithsesi, e mira do të ishte të mos e tejkaloni. Një gjumë i shkurtër nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta. Kjo gjë do ta dëmtonte sistemin nervor.
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg