Qeveria e Kosovës po përballet më “kërcënime” pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lejon rritjen e pagës për zyrtarët qeveritarë, nga e cila përfitojnë rritje të pagës edhe gjykatësit e prokurorët.
Përveç, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, që kërkoi gjatë ditës ngritje të pagës edhe kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, Mursel Zymberi në një deklaratë për Kallxo.com tha se do të futen në grevë sepse “Qeveria s’po merr vesh”.
“Unë do të ftoj grevë dhe besoj që edhe Kuvendi i Sindikatës ka me përkrahë këtë mendim dhe qëndrim të kryesisë, që me u fut në grevë shërbyesit civilë sepse Qeveria nuk merr vesh pa presione të caktume”, tha Zymberi.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos bëjë diskriminim ndaj shërbyesve civilë, duke shtuar se ekzekutivi e ka “okupuar” shërbimin civil të Kosovës.
Rama: Kantieri i shkollës “Benardina Qerraxhia” në Durrës do...
Vakanca në Gjykatën Kushtetuese rrezikon të hedhë në erë ske...
Izraeli dhe Irani – marrin fund bombardimet?
Përurohet fluturimi i parë për Amsterdam nga Aeroporti “Adem...
Si u shemb mbrojtja e Juventusit pas lëndimit të Bremerit
Mbetjet e dyshuara të rrezikshme pritet të rikthehen në Shqi...