Google ADS

Trajta fizike që ndërlidhet me autizmin

19:59 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Djemtë me autizëm lindin me gjatësi dhe peshë më të vogël sesa bebet mesatare, por bëhen më të mëdhenj se shokët e tyre në moshën trevjeçare.

Të paktën këtë e thotë një studim i ri i publikuar në ‘Autism Research’, i cili sugjeron se ekziston një lidhje mes autizmit dhe rritjes së shpejtë skeletike, transmeton Telegrafi.

Për këtë konstatim, shkencëtarët kanë krahasuar të dhënat e 134 djemve me autizëm dhe të 74 djemve pa autizëm. Ata i kanë analizuar gjërat si pesha, gjatësia, madhësia e kokës, etj.

Kështu ata zbuluan se kryesisht djemtë me autizëm lindin me madhësi më të vogël të kokës sesa të atyre që s’kanë autizëm.

Por, interesantja është se në moshën tre vjeçare, fëmijët e lindur me autizëm fillojnë të bëhen më të mëdhenj sesa fëmijët pa autizëm.

Hulumtuesit nuk e dinë se përse ndodh kjo, ndonëse sugjerojnë se mund të jetë një mos balancim i rritjes si hormoneve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme