Nuk ka vendim nga CAS për Skënderbeun deri në qershor

19:57 | 12 Qershor 2018
Arbresh Info

Gjyqi mes Skënderbeut dhe UEFA-s në CAS të Lozanës për dënimin 10-vjeçar nuk parashikohet të zhvillohet brenda kësaj vere.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar rreth kësaj çështje, por në Lozanë duket se llogaritin që data e gjyqit për dënimin (jo ajo për pezullimin), të bëhet në muajt e fundit të vitit 2018.

Skënderbeu ka dërguar dy kërkesa në CAS. E para është për pezullimin e ekzekutimit të vendimit për mospraninë në Ligën e Kampioneve duke filluar nga ky sezon, përgjigjen për të cilën po e pret gjithë Superiorja, dhe të dytën atë të anulimit të plotë të këtij vendimi.

Nëse për të parën pritet një përgjigje nga CAS pas shqyrtimit të dokumentacionit të dërguar në Lozanë, për të dytën duhet zhvilluar një seancë e mirëfilltë dëgjimore në Zvicër, ku palët do të paraqesin argumentimet e tyre.

CAS për momentin nuk ka vendosur ende një datë për caktimin e kësaj seance dëgjimore dhe kjo shihet qartë në kalendarin e aktiviteteve të publikuar sot.

Aty tregohen të gjitha datat e caktuara për seancat nga qershori, e deri më shtator 2018, duke rreshtuar me dhjetëra çështje të ndryshme, mes të cilave nuk gjendet emri i Skënderbeut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme