Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Strasburg eurodeputetin Cristian Dan Preda nga Grupi EPP (Partitë e djathta evropiane), me të cilin ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kryeparlamentari Veseli e informoi eurodeputetin Dan Preda për zhvillimet politike në Kosovë, për reformat që institucionet kanë ndërmarrë në rrugën drejt integrimeve evropiane, si dhe për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Kreu i Kuvendit të Kosovës kërkoi nga eurodeputeti i EPP që ta mbështesin heqjen e vizave për Kosovën në vendimmarrjen e Parlamentit Evropian, pas rekomandimit që do ta japë Komisioni Evropian në fund të këtij muaji.
Eurodeputeti Dan Preda e siguroi kryeparlamentarin Veseli se eurodeputetët nga EPP (Partitë e djathta evropiane) e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe do ta japin kontributin e tyre pozitiv gjatë vendimmarrjes në Parlamentin Evropian.
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq