Almeda Abazi akuzoi produksionin e “DWTS” për pagesën, vjen reagimi i tyre

19:37 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Almeda Abazi ka qenë nikoqire e shout televiziv “Dancing with the stars Albania”.

Ajo për 3 muaj rresht ka qëndruar në një hotel në Shqipëri pasi punonte si prezantuese tek shou i lartpërmendur.

Mirëpo pas përfundimit, ajo nuk ka qenë e lumtur me trajtimin që i kanë bërë në hotel, e që për këtë ka akuzuar produksionin e “DWTS”, ku pagoi edhe shpenzime ekstra, shkruan lajmi net.

Përmes një postimi që kishte shpërndarë në rrjete sociale, Abazi falënderon publikun dhe Shqipërinë për mikpritjen por që mbeti e zhgënjyer me produksionin.

Ndërkaq, portali “CNA”, ka publikuar faturat që “Vizion Plus” ka paguar në hotelin ku kishte qëndruar Almeda, madje në mesin e tyre janë edhe udhëtimet e shtrenjta nga Turqia në Shqipëri.

Për më shumë, shikoni fotot në vazhdim.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme