Real Madridi ka paguar klauzolën e blerjes së Julen Lopetegui prej dy milionë euro pas nënshkrimit me klubin në Bernabeu.
Federata lëshoi një deklaratë ku ata gjithashtu kërkuan që pozita e tij aktuali si trajner i Spanjës të respektohet deri pas largimit të tij pas Kampionatit Botëror, transmeton portali arbresh.info.
“Federata e Futbollit të Spanjës do të pranoj klauzolën e blerjes në mënyrë që trajneri të ketë mundësi të nënshkruaj për Real Madridin”, shkruhet në të.
Kontrata e Lopeteguit me skuadrën kombëtare ishte vazhduar vetëm disa ditë më parë dhe tani ai është trajneri i pestë që Madridi është dashur të paguaj pas Toshackit (90 milionë pesta në vitin 1098), Pellegrinit (4 milionë euro te Villarreali në vitin 2009), Mourinhos (8 milionë euro te Interi në vitin 2010) dhe Ancelottit (4 milionë euro te PSG në vitin 2013).
Lopetegui në të kaluarën ka menaxhuar klubet si Porto, Rayo Vallecano dhe Real Madrid B./arbresh.info/
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri