Dy ditë më parë, disa hajnave të Prizrenit u ka dështuar plani. Ata kishin planifikuar në përpikmëri një vjedhje në një dyqan. Por plani u dështoi, pasi u vërejtën nga policia. Ata nuk u ndalën me kaq, por filluan të përleshen me zyrtarët policor, madje pati edhe të shtëna. Për krejt këtë, u raportua gjatë ditës nga Policia e Kosovës. E ky nuk është rasti i parë, kur zyrtarët policorë sulmohen nga persona të ndryshëm.
Rreth 70 zyrtarë shtetërorë, përfshirë këtu edhe policë, janë sulmuar në 5 muajt e parë të këtij viti. Kështu po thonë të dhënat zyrtare nga Polocia e Kosovës.
Sipas tyre, duke ju referuar të dhënave policore për rastet “Sulm ndaj personit zyrtar”, në të cilat përfshihen të gjitha rastet ndaj personave zyrtar: policisë, mjekëve, inspektorëve komunalë a të ministrive, punëtorëve të KEDS’it, punëtorëve të ujësjellësit, e të tjerë, Policia e Kosovës për Gazetën Express ka thënë se në 5 muajt e parë të këtij viti janë 70 raste të raportuara.
Krahasuar me vitin e kaluar, numri i sulmeve ndaj personave zyrtar, këtë vit është në rritje, pasi vitin që shkoi, në të njëjtën periudhë kohore janë kryer 52 sulme.
Gjithashtu rritje ka edhe në numrin e tiketave të trafikut, nga 33556 sa ishte vitin e kaluar, në 36617 sosh këtë vit.
Policia e Kosovës vazhdimisht është duke punuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në funksion të zbatimit të ligjit dhe krijimit një ambient të sigurt për të gjithë.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...