Dhoma e Ulët e Parlamentit Kanadez, Dhoma e Përfaqësuesve dje miratoi një vendim me të cilën i jep mbështetje kryeministrit të vendit Trudeau.
Vendimi, i cili u miratua unanimisht, thotë se janë të papranueshme fjalët e President Trump dhe këshilltarit të tij Navarra, të cilët sulmuan Trudeaun dhe Kanadanë, dhe se ato minojnë marrëdhëniet dypalëshe.
Gjithashtu është theksuar se Kanadaja do të mbështesë prodhuesit e saj në lidhje me taksat mbi çelikun, aluminin dhe bujqësinë, të cilat janë arsyeja për mosmarrëveshjet midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Në ferr, ka një vend për të gjithë liderët që përpiqen të bëjnë diplomaci qëllim keqe me Presidentin Trump, të cilët dëshirojnë t’i ngulin thikë pas shpinë. Dashakeqi Justin Trudeau këtë e bëri në konferencë shtypi”, ka thënë këshilltari i Trumpit për tregti Navarro.
Presidenti amerikan, Trump, pasi u kritikua nga Kryeministri kanadez, Trudeau, për shkak të tarifave doganore për çelikun dhe aluminin, tha se nuk do të nënshkruajë deklaratën e Samitit të G7, dhe nëpërmjet Twitter-it shkroi: “Kryeministri Justin Trudeau, gjatë samitit ishte i sjellshëm dhe i dashur, dhe më pas ka organizuar një konferencë për shtyp, pasi u largova nga Samiti, ai tha se ‘SHBA me doganat ofendon’. Pjesërisht hipokrite dhe dobësi”.
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...