Duke kaluar vitet, njerëzit e vërejnë se fillojnë të bëhen më të prirë ndaj çrregullimeve të ndryshme të cilat vijnë me moshën. Numri i ilaçeve që i pinë çdo ditë zgjerohet aq shumë saqë fillojnë t’i konsumojnë një grusht pilula në ditë.
Por, sipas një raporti të ri të publikuar në ‘British Medical’, përdorimi i vazhdueshëm i ilaçeve mund ta rrisë rrezikun e demencës deri në 30%, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit thonë se miliona njerëz anë e mbanë botës janë duke përdorur një koktej pilulash brenda dite, ndërkaq iu bëjnë thirrje doktorëve të tyre që t’i largojnë ata nga pilulat.
Ilaçet kundër depresionit, ilaçet e fshikëzës dhe ato të Parkinsonit janë përgjegjëse për dhjetëra mijëra raste të demencës.
Përveç tjerash, edhe pilulat kundër astmës, alergjive, djersitjes së tepërt, etj., janë të dëmshme.
Sipas ekspertëve, kjo për shkak se ilaçet e tilla janë antikolinergjik të cilët i dëmtojnë pjesët e sistemit nervor që i rregullojnë funksionet më bazike të trupit, si mendimi e memoria. /Telegrafi/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë