Që prej 27 vjetësh, kur ndodhi reformimi i Partisë së Punës dhe krijimi i Partisë Socialiste, dy partitë e mëdha të vendit kanë qenë të pranishme në festat e njëra-tjetrës.
Përfaqësimi nuk ka qenë asnjëherë më i larti, por gjithmonë, pavarësisht situatës politike, ftesa e kundërshtarit është respektuar dhe përfaqësimi i palëve ka qenë dinjitoz.
Por nuk do të ndodhë më kështu. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vendosur të mos e ftojë më Partinë Demokratike në festën e partisë qeverisëse.
“BalkanËeb” u interesua pranë Partisë Demokratike për të mësuar se me kë do të përfaqësohej në festë partia më e madhe opozitare, por përgjigja ishte se: “në selinë e PD nuk ka mbërritur asnjë ftesë nga PS”.
Kjo është hera e parë që një parti qeverisëse në Shqipëri nuk fton forcën kryesore të opozitës në një ceremoni simbolike si data e themelimit të partisë. Mungesa e ftesës për PD nga ana e kryeministrit Rama vjen në një kohë, kur, pavarësisht akuzave të forta, ai ka deklaruar të ketë shtrirë dorën e bashkëpunimit më opozitën./News24
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...