Google ADS

Kylie Jenner tregon vendimin e papritur për të bijën

15:49 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Kylie Jenner së fundmi ka marrë një vendim me të cilin fansat e saj të zjarrtë nuk janë aspak dakortë.

Blogerja dhe sipërmarrësja e famshme ka vendosur të fshijë të gjitha fotot e vogëlushes Stormi, që ka postuar këto 4 muaj, nga rrjetet sociale.

Ky vendim erdhi pasi ajo u kritikua për postimin e saj të fundit ku kishte prerë apo lënë jashtë fotos kokën e vajzës së saj, shkruan lapsi.al.

Menjëherë pas këtyre kritikave nga komentuesit, 20-vjeçarja hoqi të gjitha fotot dhe deklaroi se nuk do të postojë më fytyrën e Stormi, tani për tani.

Kjo nuk është hera e parë që Kylie Jenner merr kritika të ashpra si një nënë e papërgjegjshme dhe duket se fjalët e komentet e shumta negative i kanë ardhur asaj në majë të hundës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme