Një oficer i Forcave Ajrore me qasjen më të lartë të sigurisë, i cili u zhduk 35 vjet më parë, është gjetur në Kaliforni.
Zyra e Forcave Ajrore të Hetimeve Speciale tha se William Howard Hughes, Jr., u kap në shtëpinë e tij pas një hetimi mashtrimi që përfshinte një identitet të rreme që ai kishte përdorur, transmeton portali arbresh.info.
Hughes ishte i përfshirë në planifikimin dhe analizën e klasifikuar të sistemeve të kontrollit, komandimit dhe komunikimit të NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë. Ai u specializua në vëzhgimin e radarëve.
Ai ishte 33 vjeç dhe beqar kur u zhduk nga Kirtland Air Force Base, sipas njoftimeve të lajmeve nga koha e zhdukjes së tij.
Hughes u pa për herë të fundit duke tërhequr më shumë se 28,000 dollarë në Albuquerque në verën e vitit 1983, pasi u kthye nga një pushim dy javor në Evropë.
Ai sapo kishte përfunduar një veprim në Holandë, ku ai punonte me oficerët e NATO-s në aeroplanin elektronik të paralajmërimit dhe kontrollit ajror. Ai duhej të kthehej në Albuquerque deri në gusht të atij viti.
Një zëdhënëse e Zyrës së Hetimeve Speciale i tha Albuquerque Journal se nuk ka asnjë indikacion se Hughes ishte i përfshirë me Bashkimin Sovjetik ose nëse ndonjë informacion i klasifikuar është zbuluar.
Hughes i tha autoriteteve pas kapjes së tij të mërkurën se ai ishte në depresion sa ishte në Forcën Ajrore dhe vendosi të largohej. Ai krijoi një identitet të rremë dhe ka jetuar në Kaliforni qysh atëherë.
Hughes u akuzua për dezertim dhe po mbahet në Travis Air Force Base në Kaliforni./Arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation