Ambasadorja dhe njëherësh shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, tha se Kosova është vonuar në implementimin e reformave, prandaj edhe duhet që të përshpejtohen punët deri në shtator.
Apostolova mori pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku prezantoi Agjendën e Reformave Evropiane (ERA), perspektiva dhe sfidat.
Ajo shtoi se është shumë e rëndësishme që institucionet të zënë hapin deri në fund të vitit në përmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE.
“Nëse keni lexuar me kujdes strategjinë për vendet e Ballkanit Perëndimore keni pas mundësi me pa se rruga e Kosovës drejt BE është e shtruar nga implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Këto prioritete kanë një kohë të implementimit dhe koha e përfundimit ka qenë një vit. E dimë se ose këto nuk janë bërë për shkak se keni pas tri procese zgjedhore formimin e Qeverisë. Ju e keni humbur një vit. Në mënyrë që ta kompensoni komisioni ka vendosur të shtyjë afatit e implementimit. Është shumë e rëndësishme që të kapni këtë mundësi deri në fund të vitit”./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...