Antoinne Griezmann duket se ka qartësuar vendimin për të ardhmen e tij, duke bërë që tashmë të jetë i qetë.
Ylli i Atleticos së Madridit ka vendosur të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll, duke refuzuar përfundimisht ofertën e bërë nga Barcelona, që ishte gati të paguante klauzolën e tij prej 100 milionë eurosh.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle, të cilat raportojnë se francezi ka njoftuar drejtuesit e Barçës për vendimin e tij, ndërsa ka autorizuar menaxherët për të negociuar zgjatjen e kontratës me Atleticon e Madridit, transmeton “SS”.
Griezmann do të zgjasë kontratën e tij me skuadrën e Simeones deri në vitin 2023, duke qenë pikërisht ai përforcimi më i mirë i kësaj vere për Atleticon e Madridit.
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...