27 vjetori i PS-së, Meta: Suksese në përmbushjen e përgjegjësive

14:24 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Kreu i Shtetit, Ilir Meta bën një urim me rastin e 27 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Meta duke uruar lidershipin e Ramës dhe anëtarëve, shprehet për një sukses në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.

“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta.

Sot qeveria e Ramës është zhvendosur në qytetin e Durrësit, ndërsa në mbrëmje pritet të ketë edhe një ceremoni me rastin e ditëlindjes së partisë më të madhe në pushtet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme