Lamtumirë Cavaliers, LeBron James zgjedh ekipin e ri?

13:03 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

LeBron James do të vendosë në ditët në vijim për të ardhmen e tij, duke i dhënë prioritet familjes.

Dhe në këtë kontekst, nga Shtetet e Bashkuara vjen një detaj mjaft domethënës: “Mbreti” James ka regjistruar djalin e tij në një shkollë të Los Angelesit, Kaliforni.

Pasi mbylli plot zhgënjim serinë e finales së madhe me Golden State Warriors, duke humbur katër përballje radhazi, James tashmë është “free agent”, pra lojtar i lirë, dhe do të dëgjojë me shumë kujdes të gjitha ofertat.

Qëndrimi te Cleveland Cavaliers duket i pamundur. Edhe në konferencën për shtyp pas garës së fundit finale u shpreh se kishte vendosur se do të luante përkrah lojtarëve të mëdhejn, në lartësinë e duhur për të mposhtur Warriors. Gjithsesi, vendimi i tij do të varet edhe nga dëshirat e familjes së tij, transmeton “SS”.

Regjistrimi i djalit të tij të madh, Bonny, në “Sierra Canyon High School” të Los Angelesit të çon në një përfundim: Një nga lojtarët më të mëdhenj që ka njohur historia e NBA do të jetë pjesë e Los Angeles Lakers.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme