Italia ka dërguar ushtarët e saj për të ofruar mbështetje për forcat e Njësiteve të Mbrojtjes së Popullit (YPG) në lindje të Sirisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu (AA), trupat italiane hynë në zonën e kontrolluar nga YPG nga Iraku përmes Hasakah, transmeton portali arbresh.info. Ushtarët, të cilët janë në rajon si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër grupit terrorist Daesh, do të qëndrojnë në bazën amerikane në Al-Omar.
Forcat italiane nuk do të angazhohen në luftime për momentin, thanë burimet.
Terroristët e YPG janë mbështetur nga SHBA nën pretekstin e luftës kundër Daesh në Siri, që funksionon nën grupin ombrellë Forcat Demokratike të Sirisë (SDF). SDF udhëhiqet kryesisht nga terroristët e YPG. Ofensiva e SDF në provincën Deir el-Zour, që kufizohet me Irakun, është fokusuar në territorin lindor të lumit Eufrat.
Në bregun perëndimor, forcat regjimit të Asadit kanë bërë ofensivën e tyre kundër Daeshit me mbështetjen e milicive të mbështetura nga Irani dhe Rusia.
YPG është krahu i armatosur i degës siriane të grupit terrorist të PKK, Partia e Bashkimit Demokratik (PYD)./Arbresh.info/
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës