Cuoci: Institucionet e Kosovës po nderojnë ushtarët e rënë të KFOR-it

11:33 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Gjenerali i KFOR-it, Salvatore Cuoci në ceremoninë e zbulimit të pllakatës së 157 ushtarëve të KFOR-it që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë tha se institucionet e Kosovës  po i nderojnë ushtarët e KFOR-it, duke u ndërtuar një memorial që shërben si kujtesë e përhershme e atyre që u flijuan për Kosovën.

“Sot institucionet e Kosovës nderojnë ushtarët e KFOR-it. Respekti për këta ushtarë të rënë tregon se kontributi i tyre çmohet lartë. Përvoja me e hidhur për komandantin është humbja e një ushtari. Falënderoj familjarët për prezencën e tyre këtu sepse kjo do të thotë shumë”, ka thënë Cuoci, shkruan arbresh.info.

Ky memorial sipas tij do të shërben si kujtesë e përhershme për ata që kanë rënë në Kosovë.

“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”, u shpreh ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme