Në sheshin “Nënë Tereza” është zbuluar pllakata memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë.
Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha tha se Kosova do te jetë përjetë mirënjohëse ndaj 157 ushtarëve që humbën jetën për liri, shkruan arbresh.info.
“U bënë 19 vite nga koha kur NATO udhëhoqi operacionin operacion ky qe ktheu shpresën për liri dhe siguri. Monumenti qe ndërtuam me kujtim për ushtarët e renë është shumë pak për të falënderuar atë çfarë bënë ata për ne por është gurë që garanton miqësinë me shtetet bashkëdashës. Falënderoj nga zemra familjarët që dhanë jetën për lirinë tonë duke i garantuar se ata do të mbesin ne kujtimet tona. Së bashku Kosova dhe NATO kanë të arritje të shumta dhe mund të krenohemi me të arriturat tona të përbashkëta”, ka thënë Berisha.
Ai ka shtuar se memoriali shërben si testament për ata që sakrifikuan po edhe qe sot do të vazhdojnë bashkëpunimin./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...