Presidenti amerikan Donald Trump është deklaruar para mediave të shumta që ndodhen në Singapor për të përcjellur takimin e tij historik me diktatorin veri-korean Kim Jong-un.
Trump ka thënë se ka pasur një takim të sinqertë, ku ka pasur rastin të njoh për së afërmi Kimin, shkruan portali arbresh.info.
“Kemi pasur një takim të sinqertë me Kim, jemi dakorduar për të nisur prishjen e lokacioneve bërthamore, deri në denuklearizim, por sanksionet nuk do t’u hiqen, sanksionet mbesin në vend”.
Deklaratën e tij e ka përfunduar duke thënë se luftën mund ta bëjnë, por vetëm të guximshmit e bëjnë paqen.
“Të gjithë mund të bëjnë luftë, por vetëm më të guximshmit bëjnë paqe”, ka deklaruar ai./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...