Sagna: Ky futbollist i Francës do të jetë më i miri në botëror

10:27 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Ish mbrojtësi i Arsenalit dhe Manchester City, Bacary Sagna, i ka dalur në mbrojtje mesfushorit të Man Utd, Paul Pogba.

Ai ka mbështetur Paul Pogba të paraqitet me sukses me ekipin e Francës, në “Kampionatin botëror 2018”.

Pogba është kritikuar nga tifozët francez dhe analistët e futbollit, për paraqitjet e tij në ndeshjet miqësore që ishin para përgatitje për botërorin.

Por, Sagna nuk ka dyshime se mesfushori i Manchester United do të paraqitet mirë në garën e madhe në Rusi.

“Paul është karakter special, ai është shumë i rëndësishëm për ekipin”, u shpreh Sagna për “Sky Sports News”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme