Policia e rajonit të Prizreni ka sekuestruar 200 mijë euro të dyshuara, një pistoletë dhe një granatë dore.
“Një koordinim i mirë në mes të njësiteve policore ka bërë të mundur arrestimin e një të dyshuari i cili po lëvizte me automjet në rrugën “Zahir Pajaziti” diku rreth orës 20:00. Mbi bazën e informacioneve inteligjente vetura është ndaluar nga policët e antidrogës të cilët gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “GLOC”. Duke u mbështetur në informacionet paraprake është kërkuar bashkëpunimi i prokurorisë dhe gjykatës për bastisjen e banesës së pësonit të dyshuar me ç ‘rast është gjetur dhe sekuestruar një granatë dore, 154 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 200 000 euro kesh të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, bëhet e ditur në një njoftim policor, transmeton Indeksonline.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor ndërkaq provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të mëtejme hetimore. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonal të Prizrenit.
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku