Google ADS

Zidane: Ende nuk kam vendosur për të ardhmen

10:21 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, ka deklaruar se nuk e di të ardhmen e tij ende.

Ai pasi fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon me Real Madridin, vetëm pesë ditë më vonë shokoi të gjithë botën, me vendimin e tij për t’u larguar.

Tashmë, kanë filluar zërat duke e lidhur atë me pozitën e trajnerit të kombëtares së Francës.

“Do ta shfrytëzojë maksimalisht pushimin”, deklaroi Zidane.

“Ende nuk e di se çfarë do të bëj në vazhdim”, u shpreh ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme