Zyrtarë të Komisionit Evropian kanë deklaruar se vlerësimi për kriterin e fundit për liberalizim të vizave, përkatësisht për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit është duke vazhduar ende.
Muaji qershor pritet ta përcaktojë përfundimisht fatin e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Kah fundi i këtij muaji pritet që Komisioni Evropian (KE) ta publikojë rekomandimin lidhur me atë se sa është përmbushur kriteri i fundit për viza, lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ekspertët e procesit të integrimit konsiderojnë se vlerësimi do të jetë pozitiv dhe se procesi i liberalizimit mund të finalizohet përgjatë këtij viti.
Njëjtë shpresojnë edhe krerët institucionalë, të cilët thonë se Kosova tashmë ka dorëzuar të gjitha të dhënat te zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) për punët që janë kryer rreth këtij procesi.
Ndërkaq zyrtarë nga KE-ja kanë thënë për gazetën se vlerësimi i kriterit të fundit është duke vazhduar ende në këtë institucion.
Ndërkohë, është bërë e ditur se në momentin që do të plotësohen të gjitha kushtet Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian do ta miratojnë edhe formalisht rekomandimin e KE-së./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...