Google ADS

Ky këngëtar i famshëm e urren Rihannan si komshie

00:14 | 12 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Të gjithë do të donim që të kishim një fqinjë si Rihanna, por duket se Paul McCartney nuk është aq i lumtur.

Ylli i popit ka vetëm pak që është shpërngulur në shtëpinë e saj që kushtoi 7 milionë paund në veriperëndim të Londrës.

Ajo adhuron festat dhe po planifikon të bëjë një vend të nëndheshëm për tu kënaqur me miqtë e saj. Por duket se ndërtimi nuk do të përfundojë për muaj me rradhë.

Një burim i afërt pranë fqinjit të saj tha: “Paul preferon paqe e qetësi në vend të festave. Ai bën shumë xhirime në shtëpinë e tij dhe di që Rihanna është e njohur për jetë të hareshme. Disa banorë kanë dëgjuar fjalë se do të bëjë një bodrum ku ndërtimet do të shkaktojnë vazhdimisht zhurma.”

Paul McCartney është një këngëtar dhe tekstshkrues i njohur në Britaninë e Madhe që ka realizuar suksese të mëdha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme