Zinedine Zidane, ish-trajner i Real Madrid, tha se nuk e di se çfarë do të bëjë 11 ditë pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i kampionëve të Evropës.
“Jam shplodhur dhe nuk e di se çfarë do të bëj. Vendimi që mora ishte i rëndësishëm, të shohim tani se çfarë do të ndodhë”, tha francezi gjatë inaugurimit të një parku për fëmijë të Adidas-it në Saint-Denis, në afërsi të Parisit.
Në prag të Botërorit, ish-numri 10 i Francës dha mendimin e tij edhe mbi kombëtaren e “Gjelave”.
“Është një ekip që ka vërtetë potencial. Shpresoj që të ecë sa më shumë të jetë e mundur dhe pse jo, të fitojë Botërorin”, u shpreh Zidane, transmeton TCH.
Në vetëm dy sezone e gjysmë, Zinedine Zidane fitoi 3 Champions League me Realin e Madridit dhe një kampionat spanjoll, mes shumë trofeve të tjerë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...