Kosova ngre lapidar për ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it të rënë në shërbim

19:52 | 11 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendimin për ngritjen e lapidarit për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë, pas hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë më 12 qershor 1999.

Kjo nismë është marrë për të nderuar sakrificën e ushtarëve të rënë gjatë misionit paqeruajtës në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tyre për ruajtjen e paqes, krijimin e kushteve për një jetë të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Të pranishëm do të jenë drejtuesit shtetërorë dhe politikë të vendit, përfaqësues nga NATO-ja, ish-komandantë të KFOR-it, familjarë të të rënëve, përfaqësues të shteteve të tyre dhe të ftuar të tjerë.

Lapidari shpreh mirënjohjen për ushtarët e rënë, për familjet e tyre dhe shtetet e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë. Po ashtu, për ne është edhe dëshmi e shprehjes së mirënjohjes për ushtarët e aleancës së NATO-s dhe KFOR-it, me çka tregojmë jo vetëm nderimin dhe mirënjohjen, por edhe synimin tonë si shtet që edhe Kosova të jetë anëtare e NATO-s.

Duke nderuar të kaluarën dhe sakrificën e ushtarëve të NATO-s, ne tregojmë edhe përkushtimin tonë drejtë së ardhmes. Një komb që nderon sakrificën e aleatëve, ai ka nderuar vetveten dhe ka siguruar të ardhmen e tij, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme