Nga: Ben Andoni
Këtë herë do apo s’do Federata jonë e Futbollit, Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka të drejtë dhe duhet vlerësuar plotësisht. Fabula është e thjeshtë: zëvendëssekretari i përgjithshëm i FSHF-së, në një dalje për shtyp e ka anatemuar dikasterin sepse nuk i dha nënshtetësinë shqiptare 9 lojtarëve të propozuar për ekipet kombëtare të moshave. Konform ligjit, dikasteri u ka bërë me dije se pajisja e tyre me pasaporta është e pamundur pasi procedura bie ndesh me ligjin aktual.
Larg kleçkave të ligjit, para të cilit, duhet të ulim kokën dhe të dëgjojmë, gjë që është e pamundur dhe për FSHF-në (!!!), një akt më i madh, tashmë gjendet para dikasterit ku punon zyrtari i njohur Besnik Çela i FSHF-së, që është ankuar publikisht. Ai lidhet me të ardhmen e Kosovës dhe mundësinë e afërt që ajo të anëtarësohet me të drejta të plota në sportin e futbollit, ç’ka do të thotë se e privon atë së pari nga talentet, por e dyta dhe ndoshta e para për ne është se janë një brez i tërë shqiptarësh të rinj, që mbase nuk i kanë mundësitë e kosovarëve (lexo financiare) dhe po digjen. Po digjen sepse Federata jonë e Futbollit e ka më të lehtë të marrë talente të gatshme sesa t’i përgatisë vetë dhe t’i bëjë të aftë deri në ekipet elitare.
Sot, jemi dëshmitarë, që Kosova nga dita në ditë po dihat shumë afër anëtarësimit në FIFA, një akt, që do ta ndihmojë shumë dhe drejt aderimit në struktura të tjera, për t’i hapur udhë vendimit final të pranimit në OKB me të drejta të plota. Që do të thotë se të gjithë energjitë, kapacitetet dhe mundësitë duhet t’i derdhë për identifikimin e vet. Kurse Federata shqiptare ka ardhur koha që projektet afatgjata, që në këtë rast duken hapur se janë afatshkurtëra t’i mendojë për të rinjtë shqiptarë, që s’kanë hapësira, që s’kanë terrene sportive, që s’kanë mundësi financiare dhe mbi të gjitha që as nuk subvencionohen nga shteti i tyre.
Nuk do jetë e largët dita kur Shqipëria të luajë ndoshta kundër Kosovës në ndeshje ndërkombëtare dhe me gjithë dashurinë për flamurin dhe patetizmin klasik nga të dy anët, secili nga ne do bëjë tifo për përfaqësuesen e vet.
Koha do të tregojë shumë gjëra, por këtë herë Ministria e Arsimit ka vepruar drejt, për arsyen e thjeshtë sepse të rinjtë kosovarë së pari duhet të kenë dokumentacionin e duhur, por mbi të gjitha, atë që nuk thuhet se është një brez i tërë shqiptarësh të vegjël e të rinj, që e kanë ëndërr të veshin fanellën e përfaqësimit të atdheut të tyre.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?