Kjo fotografi qarkulloi gjerësisht në internet. I përket saimitit të G7 të mbajtur në Kanada të shtunën që sapo lamë pas. Nga një shikim i parë i fotos, kuptohen qartësisht tensionet mes liderëve botërorë.
Por, çfarë tregon gjuha e trupit e Presidentit Donald Trump dhe Kancelares Angela Merkel? Ekspertja Patti Smith thotë se për analizë mjaftojnë vetëm duart e Merkel dhe krahët e Trump. Sipas saj, e gjithë vëmendja është tek Presidenti amerikan.
“Ishte sa befasuese dhe komike njëkohësisht. Në një event të tillë botëror, është e vështirë të besohet se mund të ndodhë diçka e tillë. Po shikojmë një moment se si liderët e fuqishëm botërorë po i përgjigjen sjelljes së Trump”, thotë ajo.
Sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Presidenti Trump është qendra e vëmendjes. Krahët e vendosura kryq, tregojnë se Donald Trump nuk pranon asnjë mundësi tjetër dhe ka mbyllur çdo alternativë.
Kurse nga ana tjetër, është qëndrimi sfidues i Merkel, gjuha e trupit të së cilës tregon se ajo nuk do të ndryshojë mendim për pikëpamjet e veta. Si përfundim, Presidenti Trump duket i kënaqur nga kjo situatë, ndërsa Kancelarja Merkel është e lodhur dhe e habitur. Kjo fotografi është shkrepur nga Jesco Denzel, fotografi i qeverisë gjermane.
© SYRI.net
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...