Veseli inicon Draft Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

14:44 | 11 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se në prag të shënimit të 19 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, sot ka iniciuar Draft Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, ligji ka për qëllim të mbrojë luftën e UÇK-së dhe se përmes tij do të përcaktohej një datë e veçantë për të përkujtuar sakrificën e popullit të Kosovës për liri, përcjell arbresh.info.

Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:

Në prag të shënimit të 19 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, sot inicova Draft Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen institucionale të luftës sonë, të përcaktojë monumentin qendror që i mungon vendit tonë, si dhe do të nisë themelimin e muzeut të luftës së popullit tonë për çlirim. Po ashtu, me miratimin e këtij ligji do të përcaktohej një datë e veçantë për ta përkujtuar sakrificën e popullit tonë për lirinë, ndër dekada e shekuj, ashtu siç është praktikë në shumë vende./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme