Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pritet që të riaktualizojë projektin për ndërtimin e Qendrës Protokollare të Gërmisë, projekt ky i iniciuar 14 vite më parë por që ende nuk është realizuar.
Zyrtarë të Kuvendit kanë thënë për Radio Kosovën se projekti duhet të korrigjohet dhe nuk bëhet fjalë për problem me çështje pronësore.
Për vazhdimin e ndërtimit të Qendrës për Punë Protokollare dhe Administrative në Gërmi, ekziston vendimi i Kryesisë së Kuvendit. Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës në përgjigjeje përmes emaillit për Radio Kosovën thotë se Kuvendi është i interesuar që të riaktivizojë këtë projekt, gjatë kësaj legjislature.
Ai thotë se arsyet pse ka stagnuar ky projekt kanë të bëjnë se projekti i miratuar ka nevoje për korrigjim dhe për këtë projekt do të vendosë kryesia e Kuvendit në një nga mbledhjet e radhës.
Sa i përket mjeteve të ndara për ndërtimin e kësaj qendre, Krasniqi përgjigjet se ” Ka mjete buxhetore, sa për ta mbajtur aktiv projektin, mirëpo për hapa të mëtejmë duhet të ndodhë korrigjimi i projektit aktual, i cili pastaj duhet të harmonizohet në paketim me procedurat e prokurimit.
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, po ashtu mohon se ka probleme për çështje pronësore.
Ndërkohë Ramush Tahiri, këshilltar i atëhershëm i ish kryetarit të Kuvendit Nexhat Daci, në kohën kur është iniciuar ky projekt, flet për ngecjen e këtij projekti :
“Ngecja është shfrytëzuar për heqjen e kryetarit Nexhat Daci, është e turpshme por pikërisht edhe LDK-ja ka bërë një punë të tillë, edhe ka dalë kundër programit me të cilin ka konkurruar në zgjedhje ne atë kohë dhe që Daci vetëm e ka zbatuar dhe ka qenë marrëveshje e përgjithshme atëherë me presidentin Rugova, dhe me kryeministrin Bajram Rexhepi ,që të ndërtohet qendra protokollare, ku dhe janë ndarë mjetet”, tha ai.
Sipas Tahirit, qendra me 4 mijë metra katrorë është dashur të kushtojë 3.5 milionë euro, por ngecja që është bërë, vetëm flitet për keqpërdorim të mundshëm:
“Fakt është se shpenzimet për rinovime dhe rimodelime të ndryshme e kanë kaluar shumën 3.5 milionë dhe ka mbërri diku 7-8 milionë,që do të thotë se është keqpërdorim. E në atë kohë Daci është akuzuar për keqpërdorim pa pasur asnjë fakt”, tha ai.
Ai thotë se edhe shoqatat e thirrura kinse në mbrojtjeje të Gërmisë, kanë qenë të motivuara politikisht:
“Në atë kohë janë krijuar shoqata të ndryshme kinse të shoqërisë civile me emrin “Germia”, “ Ta mbrojmë Gërminë” sot askush nuk e mbron, të gjithë kanë heshtur që shihet se kanë qenë të menaxhuar politikisht nga forca të ndryshme të vendosjes për të arritur një qëllim politik, çfarë ndodhi te LDK-ja por faktikisht edhe për ta pezulluar Kosovën, se një qendër protokollare është themelore për shtet”, tha ai.
Ndërkohë kjo qendër e iniciuar me 3 qershor të vitit 2004 e paraparë të ndërtohej në Gërmi, për deputetët dhe zyrtarët e lartë të shtetit, është kthyer në një zonë të rrezikshme ku po shfrytëzohet për përdorues të drogës./rtklive
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...