Haradinaj: Do të detyrohemi ta mandatojmë ushtrinë me ligj

11:30 | 11 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Kosova do të detyrohet që ta mandatoj ushtrinë e saj me anë të ligjit.

Këtë koment kryeministri i vendit e bëri gjatë një konference për media pas mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, edhe pse po pritet marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë, shumë çështje prapë se prapë janë të ndara.

“Mandatimi përmes bazës kushtetuese është i pamundshëm sepse kërkon dy të tretat e votave. Në një moment të caktuar do të jemi të detyruar ta mandatojmë ushtrinë e Kosovës me ligj. Edhe pse ne po presim marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë, plot tema janë të ndara, janë të brendshme”, është shprehur i pari i ekzekutivit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme