Qeveria e Kosovës më 5 qershor të këtij viti ka tërhequr nga seanca si pikë e rendit të ditës platformën për bisedime me Serbinë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, i cili në emër të Qeverisë ka parashtruar kërkesën kishte thënë se projekt-platforma në fjalë kërkon debate e diskutime të brendshme politike për konsensus, para se të shqyrtohet për miratim në Kuvend.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një konferencë për media sot tha se çështja nuk ka të bëjë me platformën por me delegacionin se kush i prinë asaj.
“Të flasim shumë hapur. S’ka të bëjë me platformë por me delegacion se kush i prin e kush është në të. Krejt e kanë hallin kush është kush në delegacion dhe nuk është mirë të reduktohet agjenda e Kosovës. Janë momente strategjike të vendit tonë, s’ka lidhje fort qysh e ka emrin ky e ai por të jemi bashkë në tavolinë. Serbia përfiton nga vonesa jonë. Frika që t’i frikësohemi përfaqësimit nga ana jonë është në dëm tonin”, ka thënë sot Haradinaj./Arbresh.info
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...