Google ADS

Haradinaj: Jemi në prag të vendimeve të rëndësishme si liberalizimi i vizave

10:29 | 11 Qershor 2018
Arbresh.info

Këshilli ministror për Integrim Evropian ka mbajtur sot takimin për të diskutuar e shqyrtuar ngecjet në zbatimin e agjendës së reformave evropiane.

Në këtë takim të cilin e udhëhoqi ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha mori pjesë edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, raporton arbresh.info.

Haradinaj tha se duhet të shqyrtohen të gjitha ngecjet në implementimin e marrëveshjes Era që të hapen rrugët për liberalizimin e vizave.

“Jemi në prag të vendimeve të rëndësishme siç është liberalizimin i vizave. Të trajtohen me kujdes të shtuar të gjitha ngecjet. Jam i vetëdijshëm që duhet bashkëpunim i ngushtë edhe me Kuvendin e Kosovës. Agjenda evropiane është qëllim në vete por ndërlidhet me liberalizimin e vizave dhe e rrit presionin mbi Qeverinë”, tha Haradinaj.

E ministrja Hoxha tha se është koha e fundit që të shqyrtohen obligimet e fundit qe dalin nga Era.

“Konsideroj që është koha e fundit të përkushtohemi në obligimet e fundit që dalin nga Era. Është shumë e rëndësishme që obligimet që kemi marrë përsipër t’i trajtojmë dhe t’i përfundojmë me kohë”, u shpreh Hoxha.

Ne takim ishin të pranishëm edhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.

Pas fjalimit të kryeministrit dhe ministres takimi vazhdoi i mbyllur për media./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme