Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka marrë sërish me vete truprojat në Singapor, para takimit të shumëpritur me presidentin amerikan Donald Trump.
Të veshur në kostume të zeza, duke vrapuar pas limuzinës së liderit koreanoverior në aeroportin Changi, transmeton Daily Mail.
Raportohet se Kim është duke qëndruar në hotelin Regis, ndërsa konvoji që e eskordon përbëhet nga më shumë se 20 vetura, përfshirë edhe një autoambulancë.
Kim ka përdorur një metodë të pazakontë gjatë udhëtimit në Singapor, për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm gjatë samitit.
Raportohet se dy aeroplanë ishin nisur për në destinacion me qëllim të shpërqendrimit të personave të mundshëm, që mund të jenë duke përgatitur ndonjë sulm eventual ndaj tij,/Arbresh.info/
Videoja ku shihen truprojat duke vrapuar pas veturës me dritare të zeza të liderit Kim Jong-un janë publikuar në internet, të cilët kanë rifituar vëmendjen e mediave pas paraqitjes në Korenë e Jugut,/Arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...