Deputetët sot në seancën e 47-të do të shqyrtojnë Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2018.
Në rend të ditës në seancë është propozimi për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM) në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Liban, si dhe ndryshime të Ligjit për privatizim dhe qiramarrje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për akcizat, ndryshimet e Ligjit për tregti, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune.
Deputetët gjithashtu do të debatojnë për ndryshimet e Ligjit për trajnim dhe testim për drejtorët e shkollave fillore, të mesme, konviktet dhe universitet e hapura për qytetarët për mësim të përjetshëm, pas ndryshimeve të Ligjit për themelimin e fakultetit teknologjik, fakultetit të veterinarisë dhe fakultetit të drejtësisë në përbërje të Universitetit “Shën. Klimenti i Ohrit” në Manastir, si dhe propozim-ndryshimin e Ligjit për inspektoratin shtetëror të tregut.
Në seancë e sotme do të rishikohet edhe propozimi i kodeksit dhe sjelljes etike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i propozuar nga Talat Xhaferi, Frosina Tashevska Remenski, Goran Misovski, Dragan Danev, Tomislav Tuntev, Ejup Alimi, Afrim Gashi, Surija Rashidi dhe Meral Uzeiri Ferati.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut