Gjatë ditës së sotme Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendos zyrtarisht për fatin e Adriatik Llallës nëse do i nënshtrohet Vettingut apo jo.
Pritet që sot në orën 13:00 të bëhet publik vendimi final për ish-kryeprokurorin.
KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, i cili kërkon që ish-prokurori i Përgjithshëm të mos përjashtohet nga Vettingu, por t’i nënshtrohet atij njësoj si e gjithë trupa e sistemit të drejtësisë. Kërkesa e Komisionerit Publik erdhi pas vendimit të KPK të cilët ndërprenë Vettingun e Llallës, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga mundësia për të marrë një pozicion tjetër në sistemin e drejtësisë, më konkretisht në Gjykatën e Lartë.
KPA dëgjoi seancën e kaluar komisionerin publik, Florian Ballhysa, i cili deklaroi se Llalla megjithëse ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë ai duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës.
Pyetja që shtroi Ballhysa ishte nëse dorëheqja e dorëzuar nga Llalla me postë është nënshkruar apo jo nga vetë magjistrati.
Ish-kryeprokurori Llalla është subjekti i parë që kalon në këtë situatë i cili pas dorëheqjes kërkon t’i ndërpritet edhe procesi i Vettingut.
Pezullimi i Vettingut apo çelja e filtrave të tij për verifikimin e pasurisë dhe aftësive profesionale për Llallën, mbetet për t’u mësuar vetëm mesditën e sotme.
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...