Butiku, i cili gjendet në Gjenevë, i kishte reklamuar fanellat pa e ditur prapavijën e tyre, ndërsa e tërë ngjarja u zbulua nga konsumatorët kosovarë atje të cilët u ankuan.
Disa ditë para nisjes së Kampionatit Botëror në futboll, në një dyqan në Zvicër janë shfaqur disa fanella të përfaqësueses së Serbisë e në të cilat harta e këtij shteti përfshin edhe territorin e Kosovës.
“Kurrë s’e kam pritur këtë nga Dosenbach. Shumë njerëz nga Kosova blejnë këtu, e tash na pret kjo”, ka thënë një blerës shqiptar nga Gjeneva, L.S., i cili ishte ofenduar me këtë fanellë ku Kosova ishte pjesë e Serbisë, transmeton Koha.net.
Ai i zbuloi fanellat rastësisht derisa po vizitonte Gjenevën me një mik. “A s’e di Dosenbach-u që jemi të pavarur që nga viti 2008? Megjithatë, Dosenbach i provokon kosovarët. Edhe miku im u zemërua. Ai madje deshi t’i hiqte vetë fanellat”, ka thënë 21 vjeçari L.S.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i dyqanit, i cili ka tërhequr fanellat nga shitja, duke shtuar se kushdo që e ka blerë këtë dhe dëshiron ta ndërrojë, këtë mund ta bëjë në cilindo prej dyqaneve.
“E kuptojmë pakënaqësinë e myshterinjve tanë nga Kosova. E kemi tërhequr tërë sasinë e fanellave nga dyqanet. Blerësit që veç i kanë blerë fanellat mund t’i kthejnë, të rimburësohen me para apo t’i ndërrojnë me ndonjë artikull tjetër”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Serbia do të përballet me Zvicrën në Grupin E kualifikues më 22 korrik në Kaliningrad nga ora 20:00.
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...