Gazeta serbe ironizon me incidentin në Prizren: Ramushin e rrahu gjyshja, e shpëtoi sigurimi!

07:32 | 11 Qershor 2018
Arbresh.info

Incidenti i ndodhur sot në Prizren mes Kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj dhe zonjës e cila qe familjare e Mehmet Derallës, është bërë lajm edhe i medieve të huaja.

Rasti kur Kryeministri Haradinaj largoi me forcë zonjën nga foltorja ku po mbante fjalë rasti për nder të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit ka zërë vend edhe në ballinat e medieve serbe.

Me titullin ”Ramushin e rrahu gjyshja, e shpëtoi sigurimi” gazeta serbe Alo e ka paraqitur për opinionin momentin kur ndodhi incidenti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme